Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina ka dënuar dhunën ndaj Vitore Metaj-Stavileci bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.
Në reagimin e saj Pantina e konsideron të turpshme dhe të papranueshme dhunën ndaj një gruaje.
“Cilat do qofshin arsyet dhe motivet është e turpshme dhe e papranueshme te ngritet dore mbi nje grua! Organet e rendit mjaft me me togefjalshin “hetimet vazhdojne” #stopdhunesndajgruas”, shkruan Pantina në Facebook.