PAN-i kërkon seancë më 24 gusht, arsyetohet për bllokadën që i bëri Kuvendit

Përfaqësuesi i PAN-it në takimin konsultativ të partive politike, Enver Hoxhaj, ka thënë gjatë këtij takimi se PAN është i gatshëm të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive duke caktuar datën 24 gusht si më të përshtatshme.

Hoxhaj ka thënë se arsyeja e bojkotit që PAN i ka bërë seancës konstituive ka qenë nevoja për konsultime brenda koalicionit për programin qeverisë.

Ai ka shtuar se PAN-i do të dalë në seancë me kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit i cili do të jetë Kadri Veseli.

“Ne e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë kushtetuese që të konsultohemi me partnerët tanë dhe kemi arritur që të hiqen kushtet për mbajtjen e seancës së ardhshme. Seanca e radhës në të cilën do të merr pjesë koalicioni jonë, ku do të dalim me kandidat për kryetar të Kuvendit dhe ky kandidat do të jetë z.Kadri Veseli. Seanca e radhës do të duhej të mbahej javën e ardhshme më 24 gusht”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, ideja e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vetëm ndryshimi i një formule qeverisëse por edhe hartimi i një programi qeverisës.