Një pamje e regjistruar nga ushtarët izraelitë paraqet trajtimin çnjerëzor që zbatohet ndaj palestinezëve të arrestuar në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulme, transmeton Anadolu.
Në median sociale u publikuan pamje që tregojnë arrestimin e shumë palestinezëve në një shkollë në Gaza.
Në pamje vërehet se shumë burra palestinezë mbahen gjysmë të zhveshur në oborrin e një shkolle. Në kamera paraqiten momente kur burrat e arrestuar janë të ulur në tokë dhe mbahen në ambient të hapur, ndërsa gratë dhe fëmijët janë të detyruar të evakuojnë shkollën.
Një i moshuar që u rebelua ndaj këtij trajtimi çnjerëzor, shpreh reagimin e tij kundër situatës me të cilën përballen duke i thënë ushtarit izraelit: “Dua të them diçka jo vetëm në emrin tim, por edhe në emër të të gjithëve këtu; Nuk kanë as ujë dhe as ushqime. Nuk kanë shtëpi”.
Thuhet se palestinezët që u mbajtën në pritje për një kohë të gjatë gjysmë të zhveshur në ambient të hapur në oborrin e shkollës, u dërguan më pas në një vend të panjohur.
Ndërkohë nuk jepet informacion se në cilën periudhë dhe në cilën zonë të Rripit të Gazës është regjistruar pamja.
Ushtria izraelite e cila sulmon Gazën që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ka arrestuar mijëra palestinezë pavarësisht se numri i saktë i tyre nuk dihet.
Sipas disa dëshmitarëve palestinezë të liruar, shumica e personave të arrestuar u nënshtrohen torturave dhe trajtimeve çnjerëzore.
New footage shows Israeli soldiers detaining Palestinian civilians at a refugee school in Gaza, subjecting them to inhumane conditions, and subsequently relocating them to undisclosed sites. pic.twitter.com/I5tbpNLjzY
— PALESTINE ONLINE 🇵🇸 (@OnlinePalEng) March 29, 2024