Pamjet ajrore të Rripit të Gazës tregojnë shkallën e shkatërrimit me të cilën u përball enklava palestineze gjatë luftës gjenocidale, raporton Anadolu.
Pamjet nga kampi i refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, teksa palestinezët përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre sapo filloi armëpushimi, tregojnë shkallën e katastrofës në enklavën palestineze.
Palestinezët e zhvendosur filluan të kthehen në shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit.
Mijëra palestinezë të zhvendosur po kthehen në shtëpitë e tyre, në vendbanimet kryesisht të shkatërruara të Gazës, duke mbajtur me vete disa sende elementare të tyre.
Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve hyri në fuqi sot në orën 11:15 me orën lokale të dielën pas disa orësh vonesë.
Armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit pritet të ndalojë luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza, e cila ka vazhduar që nga 7 tetori i vitit 2023 dhe ka vrarë të paktën 47 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 110.700 të tjerë.