Një sulm i dyshuar kimik në provincën e Idlibit, zonë e kontrolluar nga rebelët, ka vrarë 72 persona dhe ka lënë të lënduar më shumë se 400 të tjera.
Një grup mjekësorë ka thënë se deri sa ishin duke trajtuar të lënduarit spitali ishte bombarduar nga aeroplanët luftarak, raporton CNN.
Aeroplanët që shkaktuan këtë sulm dyshohet të jenë që qeverisë sirianë ose nga Rusia, mirëpo qeveria siriane ka thënë se ajo nuk përdorë armë kimike, gjithashtu edhe Rusia ka mohuar se ka krye sulme në këtë zonë, transmeton lajmi.net.
Sulmi ka shkaktuar viktima të pafajshme, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Ajo se çfarë është parë këto ditë në Siri janë trupa fëmijësh të shtrirë në tokë duke mos mundur të marrin frymë, pamje këto që tmerruan botën.
Ndaj këtij sulmi ka pasur deklarata që e kanë dënuar ashpër sulmin, i cili ka lënë shumë persona të vdekur dhe qindra të tjerë më pasoja.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritët, pasi disa persona janë në gjendje të rëndë.
Kujdes, pamjet më poshtë janë shumë të rënda.