Reporterët e Reuters filmojnë nga afër aktivitetin vullkanik
Këto pamje spektakolare të aktivitetit vullkanik janë filmuar në kraterin e Etnës në Siçili.
Bëhet fjalë për filmime të rralla të kryera nga kameramanët e agjencisë së lajmeve Reuters, të kryera nga distanca më e afërt e mundshme, që të krijon mundësinë për të filmuar zonën brenda kraterit, të ndodhur në lartësitë prej 2 800 metrash në malin me të njëjtin emër në lindje të ishullit të madh italian.
Siç rrëfen për Reuters, Kameramani Kristiano, drejtuesit e guidës së Etnës e kishin këshilluar të bënte shumë kujdes kur i afrohej kraterit të madh pasi temperaturat aty arrijnë në 700 deri 800 gradë Celcius. Hera e fundit kur ka pasur një shpërthim të madh të llavës në këtë krater ka qenë 30 vite më parë.