Pamje e rrallë e lëvizjes së bebes në trupin e nënës (Video)

Mbajtja e një fëmije në bark përillet me “trazira” herë më të mëdha e herë më të vogla, por përfundimisht, këto trazira nuk janë kryefjala e këtij procesi nëntëmujor.

Ky proces nga shumica e grave përshkruhet si shansi i jetës, por ka edhe nga ato që nuk mund ta përshkruajnë fare. Në fakt, ato thonë se është ndjenjë që vetëm se mund të përjetohet.

Por kjo video e rrallë, e realizuar me MRI (Imazh i Rezonancës Magnetike) tregon lëvizjet e foshnjes brenda trupit të nënës. Shikojini dhe shpërndajini këto pamje që janë mrekulli! /MESAZHI/