Ballina Artikuj Pamja e bukur nxit imagjinatë të bukur..

Pamja e bukur nxit imagjinatë të bukur..

Kur mungon ligji, shtohen bumet e papritura!
Filozofët e kanë përkufizuar bukurinë, se ajo është: Diçka e veçantë, që vihet re tek gjërat, e nxit gëzim dhe kënaqësi tek qenia.
Malik ibn Nebi thotë: “Nuk ndodh që një pamje e shëmtuar të nxit një imagjinatë të bukur. Kështu që një pamje e shëmtuar tek njeriu, është një imagjinatë edhe më e shëmtuar. Shoqëria, e cila ka një pamje të shëmtuar, patjetër që ndikimi i saj do të shfaqet në idetë dhe veprat e rendësve të tyre”.
Viteve të fundit është përhapur një dukuri, që njihet si “bumet e papritura” (dos d’âne), të cilat vendosen nëpër rrugët urbane dhe ndërurbane, veçanërisht në qendrat e banuara, ku kalimtarët janë të shumtë, për të ulur shpejtësinë e tejkaluar , e cila mund të shkaktojë aksidente rrugore, sidomos në qendrat të banueshme, pranë shkollave fillore.
Në mungesë të ligjit parandalues, që rregullon shpejtësinë e makinave, në mendjen e çdo qytetari është ngulitur një ligj “policor”i veçantë për të, që e vendos ligjin sipas epshit, sipas qejfit dhe konsideratave të tij.
Problemi është tek njeriu dhe edukata e tij, e jo tek rrugët dhe mirëmbajtja e tyre, sepse ato janë rrugë të hapura për qarkullim.
Kemi humbur vlerat e larta të moralit dhe shijet e bukura të qëllimeve tona!
Kështu që, të menduarit e njeriut, ai është i cili përfytyron gjërat e pashme dhe bukurinë, apo gjuan me plumbin e shëmtimit ndaj çdo gjëje, që është e bukur, në kohën ku kemi humbur bukurinë e prekshme dhe të paprekshme, të cilën e duan shqisat!
Gjithë jetën e shpenzova për të mësuar, në mënyrë që të mos kem dhimbje, por gjeta dhimbje dhe nuk mësova!
_______________
Nurudin ibn Ubejdi

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version