Ballina Sport Futboll Palhinha i bashkohet Bayernit

Palhinha i bashkohet Bayernit

Mesfushori i Portugalisë, Joao Palhinha është përforcimi më i ri i Bayern Munchenit për sezonin 2024/25.

Mesfushori defensiv është prezantuar të enjten te Bayerni, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.

29-vjeçari te Bayerni është transferuar nga skuadra e Fulhamit për 50 milionë euro dhe tek ekipi gjerman do ta bartë fanellën me numrin 16.

Gjatë prezantimit të tij, Palhinga ka thënë se kjo është dita më e lumtur në jetën e tij, pasi me kalimin te Bayerni ka realizuar ëndrrën që e ka pasur.

Ai ka thënë se është shumë krenar që do të jetë pjesë e Bayernit, njërit prej ekipeve më të mëdha të Evropës.

Palhinha prej vitit 2022 ka qenë pjesë e Fulhamit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sportingu, Braga, Belenses e Moreirense.

Ai në Premier League ka regjistruar 68 paraqitje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 1 asistim.

Palhinha ka edhe 31 ndeshje me Portugalinë dhe 2 gola të shënuar.

Exit mobile version