Palestinezi nëpërmjet grevës së urisë mposhti paraburgimin izraelit

Kajed al-Fasfous

Grevisti palestinez Kajed al-Fasfous është krenar që mundi pushtimin izraelit me fushatën e tij për të mbajtur “barkun bosh”.

Al-Fasfous, 32 vjeç, organizoi grevë urie 131-ditore në shenjë proteste ndaj ndalimit të tij sipas politikës së burgimit administrativ të Izraelit, i cili i lejon Tel Avivin të mbajë palestinezët pa gjyq ose padi.

Ai më në fund u lirua nga Izraeli të dielën.

“Jam gati të përsëris grevën time të urisë përsëri nëse arrestohem pa akuzë”, tha al-Fasfous sot për Anadolu Agency (AA) nga shtrati i tij në spital.

“Unë jam me vullnet të fortë. Do të mbaj grevë përsëri nëse ata (Izraeli) më mbajnë përsëri nën politikën e tyre të ndalimit administrativ”, tha ai.

Al-Fasfous, nga qyteti Dura i Bregut Perëndimor, u arrestua nga forcat izraelite në korrik të vitit 2020 pa asnjë akuzë dhe qëndroi në burg derisa u lirua pasi kreu grevën e tij të urisë.

Ai më parë ka vuajtur shtatë vjet në burgjet izraelite.

“Që kur fillova grevën time të urisë, iu nënshtrova torturave fizike dhe psikologjike në burgun izraelit”, tha al-Fasfous.

“Më vunë në pranga dhe më sulmuan. Më vendosën në izolim”, shtoi ai.

Sipas OJQ-ve palestineze që ndjekin çështjet e të burgosurve, ka 4.650 palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë 500 të mbajtur nën politikën e ndalimit administrativ pa akuza ose gjyq. /aa