Në qytetin e pushtuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor u pritën me entuziazëm nga mijëra njerëz, 90 gratë dhe fëmijët e burgosur palestinezë të cilët pavarësisht vonesave dhe pengesave të procesit nga Izraeli, u liruan në fazën e parë të shkëmbimit të ndërsjellë të të burgosurve sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit, raporton Anadolu.
Autokolona e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me 90 gra dhe fëmijë palestinezë që u liruan në fazën e parë të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit, mbërriti gjatë orëve të natës në Ramallah në hijen e kufizimeve dhe vonesave.
Autokolona që mbante të burgosur palestinezë u përball me trafikun mes mijëra njerëzve. Familjet përjetuan gëzim të madh kur panë të dashurit e tyre në autobusin që transportonte të burgosurit palestinezë.
Ndërkohë u përjetuan momente emocionale kur familjet palestineze, kryesisht nënat e të burgosurve femra u bashkuan me fëmijët e tyre.
Mes atyre që zbritën nga autokolona ishte Khalida Jarrar, një ish-deputete nga udhëheqja e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe një nga drejtueset e Zamir, organizatës palestineze për të drejtave të njeriut.
Edhe Jenin Amr nga qyteti i Khalil, tha për Anadolu se nuk mund ta përshkruajë gëzimin e ribashkimit me familjen.
“Kemi lënë të burgosur të tjerë në burgjet izraelite dhe gëzimi ynë është i pamjaftueshëm përballë 50 mijë palestinezëve që kanë humbur jetën në Gaza”, deklaroi Amr.
Një tjetër e burgosur palestineze tha se kushtet në burg ishin të ashpra, se ato i janë nënshtruar privimit të qëllimshëm dhe se privatësia e tyre është shpërfillur.
Pasi deklaroi se rojet izraelite kanë treguar trajtim shumë të keq kohët e fundit dhe se janë përballur me ndërhyrje fizike, e burgosura palestineze uroi “mëshirën e Allahut mbi dëshmorët e Gazës dhe u lut për popullin e saj”.
– U shkaktuan vonesa pasi u vërejt mungesa një të burgosure palestineze
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë me shkrim njoftoi se pasi kishte konstatuar se një e burgosur femër mungonte gjatë kontrollit të kartës së identitetit në burgun e Oferit, kishte njoftuar ndërmjetësuesit dhe Kryqin e Kuq për situatën dhe kërkoi presion për të siguruar respektimin e marrëveshjes.
Është transmetuar se nga të burgosurit palestinezë të liruar sipas marrëveshjes, 69 ishin gra dhe 20 ishin fëmijë.
Mediat izraelite raportuan se 78 nga palestinezët e liruar nga Burgu Ushtarak Ofer ishin nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe 12 ishin nga Kudsi Lindor i pushtuar.