Palestinezët luftojnë për mbijetesë, të pavetëdijshëm për rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Njerëzit po përpiqen të gjejnë ushqim, ata po përpiqen të ushqejnë fëmijët e tyre – ata nuk e dinë realisht se çfarë po ndodh me zgjedhjet në SHBA, thotë Hind Khoudary e Aljazeeras duke raportuar nga Deir Al Balah, Gaza

Që në orët e hershme të mëngjesit, Beit Lahiya ka qenë dëshmitare e bombardimeve izraelite – tanke që lëviznin brenda dhe njerëzit goditeshin ndërsa ata po evakuoheshin.

Shumë besojnë se kushdo që do t’ia dalë si president i SHBA-së nuk do të bëjë një ndryshim shumë të madh në terren.

Po flasim për palestinezë, njerëz që kanë jetuar më shumë se një vit të plotë, të rraskapitur, të pastrehë, që nuk marrin ndihmë, nuk marrin ushqim, të privuar nga të gjitha aspektet e jetës.

Ata nuk marrin ilaçe. Po flasim për njerëz që kanë vdekur. Po flasim për mijëra palestinezë të bllokuar nën rrënoja.

Situata në Gaza është e papërshkrueshme dhe palestinezët nuk kanë as akses në energji elektrike. Ata nuk kanë akses në internet. Ata nuk e dinë se çfarë po ndodh.

Të gjithë palestinezët këtu në Rripin e Gazës janë në depresion. Ata nuk shohin se si kjo do të përfundojë.

Gjithçka për të cilën interesohen palestinezët është dikush që do të sjellë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur – sepse ata nuk mund ta përballojnë apo durojnë më këtë situatë.