Dhjetëra palestinezë organizuan një tubim në Bregun Perëndimor të pushtuar për të kërkuar lirimin e të burgosurve në grevë urie në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit u mblodhën jashtë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në qytetin al-Bireh, duke mbajtur pankarta që bënin thirrje për lirimin e të burgosurve të mbajtur pa akuza ose gjyq.
Gjashtë palestinezë kanë organizuar grevë urie në shenjë proteste ndaj burgosjes së tyre sipas politikës së ndalimit administrativ të Izraelit, prej të cilëve grevisti më i hershëm, Kayed al-Fasfous, ka hyrë në ditën e 111 të grevës së urisë.
Politika e ndalimit administrativ u lejon autoriteteve izraelite të ndalojnë këdo për gjashtë muaj pa akuzë ose gjyq, i cili mund të zgjatet pafundësisht.
“Ekziston një rrezik real për jetën e grevistëve”, tha për AA, Qadura Fares, kreu i OJQ-së palestineze Prisoner Society. /aa