Një kamp rekreativ për palestinezët e gjymtuar të të gjitha moshave po organizohet në Rripin e Gazës nga organizata e Shoqërisë së Ndihmës për Fëmijët Palestinezë me bazë në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampi veror, që po zhvillohet në një vendpushim bregdetar, përfshin disa aktivitete sportive dhe kulturore, të tilla si not, arte dhe zanate, si dhe gara kulturore dhe shoqërore.
Duke folur për AA, koordinatorja e projektit, Hadeel al-Saqqa, tha se kampi rekreativ pesë-ditor filloi dje dhe do të përfundojë të enjten.
“Ky projekt ka për objektiv 80 njerëz, përfshirë fëmijë dhe të rinj të të dy gjinive që kanë gjymtyrë të sipërme ose të poshtme”, tha al-Saqqa, duke shtuar se nuk ka rëndësi nëse gjymtyrët janë shkaktuar nga granatimet izraelite ose nga aksidente.
Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e kampit rekreativ për sigurimin e mundësisë së personave të gjymtuar për t’u përfshirë në aktivitete të ndryshme.
Zyrtari i shoqatës për media, Abdul Aziz Abed, nga ana e tij, tha se kampi rekreativ synon “të thyejë barrierat e turpit dhe frikës midis personave të gjymtuar”.
Ai tha se kampi synon “t’i ri-integrojë ata në shoqëri dhe jo t’i trajtojë këto gjymtyrë si një barrierë që i pengon ata të praktikojnë aktivitete të ndryshme dhe të vazhdojnë jetën e tyre”.
Abed theksoi se persona e gjymtuar të moshës së pesëdhjeta po ashtu marrin pjesë në kampin rekreativ si një mënyrë për të “frymëzuar fëmijët” që të mos kenë turp nga gjymtyrët e tyre.
Sipas tij, organizata e ndihmës ka operuar në territoret palestineze që nga viti 1991.
Të paktën 260 palestinezë u vranë dhe mijëra u plagosën në 11 ditët e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës në fillim të muajit maj pas një vendimi të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të pushtuar.
13 izraelitë po ashtu u vranë nga raketat palestineze nga Gaza. Dhuna u ndal në një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti që hyri në fuqi më 21 maj. /aa