Palestinezët dalin në rrugë, mbesim pa rrymë për 30 orë

Palestinezët kanë dalur në rrugë për të demonstruar kundër situatës së tmerrshme në të cilën jetojnë. Sic mësohet nga mediat lokale, furnizimet me energji elektrike në Gaza janë përkeqësuar edhe më tej, pasi nuk ka pasur energji elektrike për 30 orë me radhë.

Turbina e fundit elektrike u mbyll të mërkurën për shkak të mungesës së madhe të karburantit, duke e zhytur vendin në errësirë të plotë.

Banorët protestuan për të rritur ndërgjegjësimin për katastrofën humanitare në vend.

Politikat e presidentit Mahmud Abbas kundër enklavës së Gazës po imponojnë presion ekonomik ndaj Gazës, pasi Hamasi fitoi zgjedhjet popullore. Në anën tjetër, Fatahu i Abbas refuzoi ta pranoj rezultatin, duke e izoluar vendin së bashku me Izraelin. /MESAZHI/