Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

Forcat izraelite vazhduan sulmet e tyre në Gaza, duke bombarduar një shtëpi në jug të Khan Younis dhe duke vrarë të paktën tetë persona, sipas agjencisë së lajmeve Wafa.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini dënoi një fushatë “të qëllimshme dhe të bashkërenduar” nga Izraeli për t’i dhënë fund operacioneve të agjencisë së tij dhe tha se ai nuk ka marrë ende informacione të mëtejshme mbi pretendimet izraelite që stafi i tij mori pjesë në sulmet e 7 tetorit.

Një grup avokatësh australianë kanë akuzuar kryeministrin Anthony Albanese se është një “ndihmues i gjenocidit” në Gaza dhe i kanë kërkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare të nisë një hetim.

Forcat izraelite bastisën disa lokacione në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë pranë qyteteve Jenin dhe Qalqilya. Një burrë u arrestua ndërsa një 16-vjeçar u raportua i qëlluar me armë zjarri.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “thjesht të patolerueshme” dhe tha se Uashingtoni po përpiqej të dërgonte ndihma në territor “përmes sa më shumë kanaleve të jetë e mundur”.