Palestina tërheq ambasadorin e saj nga Bahreini

Palestina tërhoqi sot ambasadorin e saj në Manama menjëherë pasi Bahreini nënshkroi marrëveshje për të vendosur marrëdhënie me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Malik “thirri ambasadorin në Manama për t’u konsultuar dhe diskutuar hapat e nevojshëm rreth marrëveshjes së normalizimit”, thuhet në njoftim.

Izraeli dhe Bahreini u pajtuan të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike, që paraqet përparimin e dytë midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë pasi normalizoi marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar.

Marrëveshja e fundit u finalizua gjatë një bisede telefonike midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe mbretit të Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa, sipas një deklarate të përbashkët SHBA-Bahrain-Izrael të publikuar në Twitter nga presidenti amerikan Donald Trump.