Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestina përshëndet vendimin e Norvegjisë për etiketimin e produkteve nga kolonitë izraelite

Palestina përshëndet vendimin e Norvegjisë për etiketimin e produkteve nga kolonitë izraelite

Palestina përshëndeti vendimin e Norvegjisë për të etiketuar me vendin e origjinës produktet që vijnë nga kolonitë izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne falënderojmë Norvegjinë për këtë lëvizje historike dhe morale”, tha kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh në një takim të kabinetit.

Shtayyeh u bëri thirrje të gjitha vendeve që të bojkotojnë produktet izraelite nga kolonitë në territoret e pushtuara palestineze në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Të shtunën, qeveria norvegjeze vendosi të etiketojë produktet nga kolonitë izraelite me vendin e origjinës.

Sipas vendimit, etiketimi do të zbatohet për produktet izraelite të prodhuara në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në lartësitë siriane të Golanit.

Në vitin 2015, Komisioni Evropian rekomandoi shtetet e tij anëtare të ndiqnin këtë praktikë dhe kjo u konfirmua nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në vitin 2019.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si një territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të paligjshme të gjitha kolonitë hebraike atje. /aa

Exit mobile version