Palestina kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që të vazhdohet presioni ndaj Izraelit për zhvillimin e zgjedhjeve në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Presidenca e Palestinës thuhet se do të vazhdohet të punohet me të gjitha palët e komunitetit ndërkombëtar për të arritur objektivin për zhvillimin e zgjedhjeve.
Më tej thuhet se sapo të merret miratimi për zhvillimin e zgjedhjeve në Kuds, do të nxirret një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ministri i Punëve të Jashtme i Palestinës, Riyad al-Maliki ka kërkuar nga ambasadorët e vendit të tij në botë që të kalojnë në veprim të menjëhershëm komunitetin ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Izraelin me objektivin për mbajtjen e zgjedhjeve në të gjithë territorin e Palestinës, përfshirë edhe Kudsin Lindor.
“Ai që nxjerr pengesë për zgjedhjet dhe që pengon zhvillimin e tyre në Kuds është Izraeli. Prandaj po merr të gjithë përgjegjësinë pa ndërmjetës për shkak të kësaj pengese”, u ka thënë Al-Maliki ambasadorëve të vendit të tij duke potencuar se është e detyrueshme që situata t‘i shpjegohet komunitetit ndërkombëtar.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas më 15 janar nënshkroi dekretin i cili parashikonte mbajtjen pas një periudhe 15 vjeçare të zgjedhjeve në territoret e Palestinës nën okupim dhe bllokadën e Izraelit. Në dekret parashikohej që më 22 maj të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, më 31 korrik zgjedhjet presidenciale dhe më 31 gusht zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Palestinës.
Më pas Abbas njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve deri kur të lejohet pjesëmarrja në zgjedhje edhe e palestinezëve që jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtimin e Izraelit. /aa