Siç bën të ditur Agjencia Palestineze e Lajmeve (WAFA), Mahmoud Abbasi priti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Yael Lempert, në rezidencën presidenciale në Ramallah.
Gjatë takimit, Abbasi e informoi Lempertin mbi zhvillimet e fundit në territoret palestineze dhe praktikat e njëanshme të Izraelit, të cilat minojnë zgjidhjen me dy shtete.
Pasi vuri në pah se është e domosdoshme që Izraeli t’i ndalë këto praktika, kreu i shtetit palestinez theksoi se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara mes dy palëve për të nisur një proces real politik në përputhje me vendimet dhe rezolutat ndërkombëtare.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të punës për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të eliminuar barrierat përpara tyre.
Detaje të tjera rreth takimit nuk janë bërë të ditura në lajmin e WAFA-s.
Abbasi pritet të takohet me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, i cili do të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor këtë mbrëmje. /trt