Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pa’lestina i dorëzon Asamblesë së Përgjithshme projekt-rezolutën që Iz’raeli t’i japë fund...

Pa’lestina i dorëzon Asamblesë së Përgjithshme projekt-rezolutën që Iz’raeli t’i japë fund pushtimit brenda 12 muajve

Misioni i përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB) ka paraqitur projekt-rezolutën e parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që kërkon nga Izraeli t’i japë fund pranisë së tij në territoret e pushtuara palestineze brenda 12 muajve, raporton Anadolu.

Masa erdhi pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i dha misionit të drejta dhe privilegje shtesë për të marrë pjesë në OKB.

Një seancë urgjente u mbajt në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së për pasojat ligjore të aktiviteteve të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Philemon Yang, përsëriti “mendimin këshillues” të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Kudsin Lindor.

Yang theksoi se OKB-ja, Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit kanë përgjegjësinë për të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund pushtimit të paligjshëm të Izraelit.

“Është detyra jonë kolektive si përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të sigurojmë që parimet e drejtësisë dhe sundimi i ligjit të mbizotërojnë”, tha ai.

Ai shprehu shpresën që seanca “të sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e shumë njerëzve që vazhdojnë të vuajnë në këtë rajon dhe që shikojnë drejt nesh për të marrë vendimet e duhura në këtë seancë speciale urgjente”.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, nga ana e tij, tha se Palestina është një pjesë e rëndësishme e historisë universale dhe populli palestinez është një pjesë integrale e njerëzimit. “As vendi ynë dhe as populli ynë nuk do të zhduken. Por ky nuk është justifikim për të injoruar kërcënimin ekzistencial që ata kanë përballë”, theksoi Mansour.

Duke theksuar se “palestinezët duan të jetojnë, jo të mbijetojnë”, Mansour tha se, “Tani qielli është plot me fëmijë, të cilëve u është marrë jeta shumë shpejt dhe në mënyrat më mizore dhe toka është plot me fëmijë që kanë vuajtur, të cilët ishin të plagosur, të paralizuar, jetimë dhe të traumatizuar”.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”

Më tej, Mansour i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që ta mbajë Izraelin përgjegjës, duke përmendur kërkesën e fundit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për një opinion autoritar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi okupimin izraelit.

Ai citoi gjetjet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pushtimi i vazhdueshëm i Izraelit dhe “pohimi i kontrollit të përhershëm mbi territorin e pushtuar palestinez” shkel parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

I dërguari palestinez tha se “ky ishte një opionion historik”, duke shtuar se tani është përgjegjësi e Asamblesë së Përgjithshme dhe të gjitha vendeve anëtare “të marrin masat e nevojshme për të siguruar përputhjen me ligjin ndërkombëtar”.

“Është koha që Asambleja e Përgjithshme të mbështetet në mandatin e saj dhe që të gjitha shtetet të respektojnë detyrimet e tyre për të siguruar që Izraeli të përmbushë detyrimet e tij përballë mospërputhjes së tij flagrante dhe shkeljeve të pamëshirshme”, shtoi ai.

Mansour theksoi se “asnjë fuqi pushtuese nën pushtimin e saj nuk mund të ketë të drejtën e vetos mbi të drejtat e patjetërsueshme të njerëzve”, si dhe u kërkoi kombeve të veprojnë menjëherë për të ndaluar dhunën dhe për të parandaluar tragjedi të mëtejshme.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Koha e duhur për të bërë gjënë e duhur është gjithmonë tani”, tha ai.

Projekt-rezoluta në shqyrtim, e bashkë-sponsorizuar nga më shumë se 40 vende, përfshirë Türkiyen, nga Mansour konsiderohet si një pikë kthese e mundshme për popullin palestinez.

I dërguari palestinez gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të “qëndrojnë në anën e duhur të historisë”.

Exit mobile version