Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestina do të shkëpusë gradualisht lidhjet me Izraelin

Palestina do të shkëpusë gradualisht lidhjet me Izraelin

Autoriteti Palestinez do të “shkëpusë gradualisht” lidhjet me Izraelin, në përputhje me vendimin e miratuar të hënën vonë nga Këshilli Qendror Palestinez (PCC), deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklatarë për radion “Zëri i Palestinës”, Erekat tha se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, planifikon të thërrasë një takim të Komitetit të Lartë Kombëtar, i cili është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të miratuara nga PCC

Komiteti Kombëtar përbëhet nga anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të PLO-së, komitetit qendror të Fatahut, si dhe zyrtarëve qeveritarë dhe të sigurisë.

“Komiteti do të fillojë zbatimin e këtij vendimi për të ndërprerë lidhjet me Izraelin në mënyerë graduale dhe në të gjitha fushat”, tha Erekat.

Më parë, Këshilli Qendror i PLO-së pezulloi vendimin për njohjen e Izraelit derisa autoritetet e Tel Avivit nuk pranojnë shtetin palestinez.

Nevojitet që vendimin ta konfirmojë edhe presidenti Abbas dhe Këshilli ekzekutiv i PLO-së, që ai edhe zyrtarisht të hyjë në fuqi.

Exit mobile version