Ballina Uncategorized Palëpetë me mish të bluar

Palëpetë me mish të bluar

PËRBËRËSIT:

  • 1/2 kg mish të bluar,
  • 3 qepë,
  • 4 vezë të ziera fortë (10 minuta),
  • 4 thelpinj hudhre,
  • 3-4 lugë vaj,
  • kripë,
  • piper,
  • majdanoz,
  • 1 lugë vegetë,
  • 100 gr djathë të fortë të kaluar në rende,
  • 15 palëpetë të mëdha.

Përgatiten:

15 palëpetë ca më të mëdha dhe pak më të trasha se të zakonshmet. Për yç fërgohen 2 qepë të grira në rende. Shtohen mishi, hudhrat e shtypura e mëlmesat dhe të gjitha fërgohen gjersa të shteret i tërë lëngu. Mishit të ftohur i shtohen vezët e prera në kubikë të vegjël, përzihen me kujdes dhe me këtë masë mbushen palëpetët. Në çdo palëpetë vihet nga një lugë gjelle yç, më parë anët palosen pak, sa mos të rrjedhë yçi, pastaj bëhen role dhe palosen në enë qelqi ose tepsi . Një qepë fërgohet në pak vaj. Kësaj i shtohen majdanoz i grirë hollë, vegetë, piper, pak ujë i nxehtë dhe zihet 10 minuta, pastaj i shtohet ajka. Masa përzihet mirë, hidhet mbi palëpetë dhe ena futet në furrë të nxehtë për disa çaste.

Exit mobile version