Palapeta amerikane që deri tani nuk keni pasur rastin t’i provoni

Palapetat amerikane janë shumë të shijshme!

Po ju sjellin recetën e thjeshtë dhe të shpejtë për këtë desert të shijshëm, të cilin mund ta gatuani për kafjall, apo si desert për familje dhe miq.

Përbërësit:

▪ 2 filxhanë miell,
▪ 2 lugë të vogla pluhur për simite,
▪ gjysmë luge të vogël kripë,
▪ 2 lugë sheqer,

▪ 1 sheqer vaniljeje,
▪ 2 filxhanë qumësht,
▪ 4 lugë vaj,
▪ 2 vezë.

Udhëzimi:

Përzieni ndaras përbërësit e thatë dhe të njomë. Lehtë bashkoni dhe përzieni në mikser 2 – 3 minuta.

Tiganin e lyer ngroheni në temperaturë mesatare. Me garuzhdë qitni brumin në tigan.

Piqeni rreth një minute (do ta dini që ana e poshtme është e pjekur kur në anën e papjekur të shfaqen flluska), kthejeni mbrapsht ngadalë dhe fërgojeni edhe anën tjetër.

Palapetat mund t’i radhisni njërën mbi tjetrën dhe t’i qitni sipër çokollatë, mjaltë, shurup panje, t’i shtoni pemë, akullore, sipas dëshirës./Mesazhi/