Presidenti amerikan, Donald Trump i cilësoi sot si veprime terroriste dërgimin e pakove bombë në adresë të shumë prej kundërshtarëve politikë, duke bërë thirrje që këto akte të dënohen sipas ligjit, ndërkohë që një i dyshuar është dënuar.
Gjatë një takimi në Karolinën e Veriut, disa ditë larg zgjedhjeve të mesmandatit, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi gjithashtu se “dhuna politike nuk duhet të autorizohet asnjëherë në Amerikë”.
Ai premtoi gjithashtu se “do të bëjë gjithçka është në pushtetin e tij për ta ndalur këtë”.
Pak më herët, personi që dyshohej se ishte pas kësaj serie pakosh të dyshimta, një simpantizant i Trump me shumë rekorde kriminale, u dënua./ ATSH-AFP