Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, bisedoi me Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin (WFP), David Beasley, për situatën humanitare dhe ndihmat në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga kryeministria pakistaneze thuhet se Beasley u prit në një takim nga Khan në kryeqytetin Islamabad.
Beasley dhe Khan biseduan për situatën humanitare dhe ndihmat në Afganistan, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se Beasley i ka përcjellë kryeministrit Khan falënderimet për faktin se ka lehtësuar punimet e WFP-së në Afganistan.
Ndërsa Khan duke vënë theksin për nevojën e një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan, tërhoqi vëmendjen mbi formimin e marrëdhënieve pozitive mes komunitetit ndërkombëtar dhe Afganistanit.
Në anën tjetër, Beasley, në një deklaratë nga Twiter, shprehu falënderimet ndaj Pakistanit duke theksuar se janë riparuar avionët e dëmtuar në Kabul dhe se WFP është e gatshme të formojë urën e rrugës ajrore humanitare mes Islamabadit dhe Kabulit si dhe qyteteve të tjera të Afganistanit. /aa