Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pakistani dënon sulmet e Iz’raelit ndaj Ga’zës dhe Libanit

Pakistani dënon sulmet e Iz’raelit ndaj Ga’zës dhe Libanit

Pakistani dënoi sulmet e Izraelit në rajonin Beit Lahia në veri të Gazës dhe në Baalbek dhe Beqqa në lindje të Libanit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës “Dawn”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme pakistaneze Mumtaz Zahra Baloch në konferencën javore për media dha deklarata në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit.

Zëdhënësja Baloch tha se Pakistani dënon fuqishëm sulmet pa dallim të Izraelit në rajonin Beit Lahia në veri të Gazës, në Baalbek dhe Beqaa në Liban në të cilat janë shkaktuar viktima.

Baloch tha se këto sulme të Izraelit kanë shkaktuar shumë vdekje dhe zhvendosje të njerëzve.

Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, nga sulmet e Izraelit në Liban që nga 8 tetori 2023 kanë humbur jetën 2.822 persona.

Ndërsa në sulmet që Izraeli ka kryer që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës janë vrarë 43.163 palestinezë.

Exit mobile version