Pakistani, dënoi dhunën izraelite kundër palestinezëve në Jerusalem, e cila u intensifikua në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit tha: “Pakistani i sheh me shqetësim serioz zhvillimet e fundit alarmante në territoret e okupuara Palestineze.”
“Këto përfshijnë ngacmime ndaj njerëzve që vijnë për namaze, arrestime të palestinezëve të pafajshëm dhe kufizime të tjera arbitrare si shkelje të të drejtave themelore të njeriut.”
Deklarata vuri në dukje se “këto masa të paligjshme kanë parë një ngritje që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit”.
Ndërkohë, theksoi: “Pakistani dënon këto veprime të dhunshme të kryera nga forcat okupuese dhe nxit bashkësinë ndërkombëtare për veprim të shpejtë për të mbrojtur palestinezët.”
Pakistani përsëriti “mbështetjen e tij të palëkundur për të drejtën e patjetërsueshme të popullit palestinez për vetëvendosje”.
Ai shtoi: “Për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, është e domosdoshme të kemi një zgjidhje me dy shtete në përputhje me rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe OBI, me kufijtë para 1967, dhe Kudsin [Jerusalemin] si kryeqyteti i një Shteti Palestinez “.
Që nga fillimi i Ramazanit, palestinezët në Jerusalem gjithashtu janë përballur me dhunë dhe ngacmim nga kolonët ekstremistë, kryesisht, pasues të grupit Kahanist Lahava. Kolonët janë përpjekur të vënë flakën në shtëpitë palestineze në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe kanë bërë thirrje që ata që protestojnë të vriten.
Ekstremistët janë mbrojtur në veprimtaritë e tyre të mbrapshta kundër palestinezëve nga policia okupuese. Më shumë se 100 protestues palestinezë janë plagosur në këto sulme të kolonëve dhe më shumë se 100 të tjerë janë arrestuar. /mesazhi