Ballina Lajmet Pakistan, vriten të paktën 7 policë në dy incidente

Pakistan, vriten të paktën 7 policë në dy incidente

Të paktën gjashtë policë u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në qytetin verilindor të Pakistanit, Kuetta, si pasojë e shpërthimit të një kamioni i cili transportonte forcat policore pakistaneze, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ka ndodhur në periferi të qytetit dhe akoma është herët për të konfirmuar nëse vallë eksplozivi është aktivizuar me telekomandë ose bëhet fjalë për një sulm vetvrasës, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme i provincës Baloçistan, Mir Sarfraz.

Mediat lokale ndërkohë kanë cituar zyrtarë anonim policorë të kenë thënë se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës.

Në video pamjet e shfaqura mund të shihet kamioni i përfshirë nga flakët, si dhe autoambulancat duke trasportuar në spital personat e plagosur.

Zëdhënësi i spitalit në Kuetta, Waseem Baig, tha se në mesin e policëve të plagosur ka prej atyre që janë në rrezik për jetën.

Një orë pas sulmit, në pjesën e frekuentuar të qytetit, në një tjetër sulm të armatosur u vra edhe një polic.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.

Exit mobile version