Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pakistan, rritet në 343 numri i të vdekurve si pasojë e reshjeve...

Pakistan, rritet në 343 numri i të vdekurve si pasojë e reshjeve muson

Në 24 orët e fundit, dhjetë njerëz kanë humbur jetën në Punjab, tetë në Gilgit-Baltistan, pesë në Azad Jammu Kashmir dhe nga katër persona në Sindh dhe Khyber Pakhtunkhwa

Numri i vdekjeve për shkak të shirave musonike që kanë përfshirë Pakistanin nga mesi i qershorit është rritur në 343, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të mediave të vendit, për shkak të shirave të dendur, në 24 orët e fundit, dhjetë njerëz kanë humbur jetën në Punjab, tetë në Gilgit-Baltistan, pesë në Azad Jammu Kashmir dhe nga katër persona në Sindh dhe Khyber Pakhtunkhwa,.

Autoritetet deklaruan se që nga 14 qershori, numri i personave që kanë humbur jetën nga reshjet muson në gjithë vendin është rritur në 343.

Në të gjithë vendin janë dëmtuar 8.623 banesa nga reshjet për rreth gjashtë javë. Nga këto, 3.313 janë shkatërruar plotësisht.

Po ashtu, mbi 1.500 bagëti kanë ngordhur në Balochistan dhe Azad Jammu Kashmir.

Ushtria pakistaneze mbështet aktivitetet e kërkim-shpëtimit në shumë qytete të vendit me helikopterë dhe anije. /aa

Exit mobile version