Është rritur në 18 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e katastrofave dhe aksidenteve të shkaktuara nga shirat intensivë në rajone të ndryshme të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, shirat intensivë në rajone të ndryshme të vendit kanë ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve.
Autoritetet thanë se tre shtëpi janë shembur plotësisht për shkak të shirave intensivë në zonën Torghar në rajonin Khyber Pakhtunkhwa dhe se 11 persona kanë humbur jetën pasi kishin mbetur nën rrënoja.
Punimet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim ndërsa ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.
Shirat e dendur kanë përmbytur shumë shtëpi dhe kanë dëmtuar tokat bujqësore.
Në katastrofat dhe aksidentet e shkaktuara në 2 ditët e fundit nga shirat intensivë në Punjab humbën jetën 7 persona, përfshirë 4 fëmijë.
Shirat mosun të cilat janë efektivë në periudhën qershor-shtator në Azinë Jugore, çdo vit shkaktojnë katastrofa natyrore dhe aksidente me përmasa të gjera. /aa