Ballina Kuzhinë Pak shije franceze në kuzhinën tuaj, ja si të përgatisni creme brulee

Pak shije franceze në kuzhinën tuaj, ja si të përgatisni creme brulee

Crème brûlée është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Është një ëmbëlsirë kaq e thjeshtë dhe me pak përbërës, por me plot shije dhe një ide shumë e mirë për festat tuaja.

Përbërësit: 500 ml qumësht me shumë yndyrë ( heavy cream), 6 të verdha vezësh, 1/2 kupë sheqer dhe 2 lugë gjysmë çaji esencë vanilje. ⠀

Përgatitja: Ngrohim furrën në 150 C. Në një enë rrahim mirë të verdhët e vezëve, me sheqerin dhe esencën e vaniljes derisa bëhet si krem. Ndërkohë në një tenxhere ngrohim qumështin aq sa shohim që edhe pak do vlojë dhe e heqim nga zjarri pa arritur pra vlimi. Dhe e shtojmë pjesë-pjesë tek kremi i të verdhave të vezëve duke e trazuar me tel rrahëse shumë shpejt.

Pasi kremin e kemi gati plotësisht e hedhim në enët përkatëse që do serviren dhe i vendosim në një tepsi. I vendosim në furrë dhe në tepsi hedhim ujë të nxehtë aq sa mbulohet gjysma e tasave të kremit dhe i lejmë 35 minuta. Pasi janë pjekur i heqim nga furra dhe i lejmë të ftohen dhe i vendosim në frigorifer për 2 orë të ftohen plotësisht. Para servirjes ju shtojmë sipër sheqer dhe e djegim me flakë por nëse nuk e keni aparatin e flakës , pasi ka mbaruar pjekja i heqim nga tepsia, vendosim ndarësen e sobës diku më sipër sobës dhe e kalojmë sobën në grill nga sipër. I vendosim tasat me sheqer nga sipër në sobë dhe e vërejmë derisa sheqeri të digjet dhe merr si ngjyrë kafe. I heqim nga soba, i lejmë të ftohen dhe më pas i kalojmë në frigorifer të ftohen plotësisht.

Exit mobile version