Baba Ahmed Sirri.
Ai lindi në fshatin Glinë të Leskovikut. Babai i tij është Shahin Efendi, i biri i Çoçoli Efendiut. Shkollimin fillor e kreu në fshatin e tij, në moshën 17 vjeçare pasi mori pëlqimin e të atit u bashkua me tarikatin Bektashi. Pasi qëndroi për një vit me Shejh Sulejman Baba të teqes së Leskovikut për shkak të pushtimit të Leskovikut nga grekët ai migroi në Janinë bashkë me Baba Sulejmanin dhe dervishët e tjerë.
Për shkak të luftës aty qëndroi për pak kohë, më pas ai shkoi në Prishtinë pasi mori miratimin e Baba Shabanit që ishte kreu i teqes bektashiane atje. Më pas ai shkoi në Kajro dhe u vendos në shoqërinë e Baba Mehmet Luftiut, i cili ishte kreu i teqesë së Kajgusuz Sulltan. Më pas, me lejen e shehut të tij, ai shkoi në Anadoll dhe vizitoi tyrben e Haxhi Bektash Veliut. Gjatë qëndrimit të tij në Anadoll ai mori pjesë në të gjithë mexhliset dhe kuvendet e shehlerëve të mëdhenj të tarikatit.
Më pas ai shkoi në Tarsus, në vitin 1922 kur ndërroi jetë shehu i teqes bektashiane të Tarsusit Sadik Baba, ai me lejen e Baba Mehmet Lutfiut u emërua shejh i teqesë së Tarsusit. Më vonë ai u kthye në Kajro, pasi Baba Mehmet Lutfiu i kërkoi të kthehej ngaqë tashmë ishte shumë i moshuar dhe dëshironte që ai të shkonte në Kairo dhe të merrte në dorë punët e Teqesë atje. Në vitin 1925, sëmuret dhe kthehet në Shqipëri ngaqë mjekët i këshilluan të ndryshonte klimë, 6 muaj më vonë ai viziton Bagdadin, Qerbelanë dhe Nexhefin, më pas kthehet në Egjipt. Për shkak të problemeve shëndetësore ai vjen në Selanik, gjatë kohës që qëndronte në Selanik ndërron jetë shehu i teqes së Katerinit dhe ai u emërua në vend të tij. Pas dy viteve dhe me përmirësimin shëndetsorë të tij, ai rikthehet në Kairo me kërkesë të Baba Mehmet Lutfiut.
Pasi Turqia i ndaloi tarikatet në Turqi, Shqipëria u bë qendra e tarikatit Bektashi, pas vrasjes së Salih Nijazi Dede dhe halifja e tij Baba Abbas Hilmi ndërroi jetë, tarikati mbeti pa sheh. Gjatë kësaj kohe tarikati përjetoi një ndarje dhe probleme të mëdha të brendshme. Për ti dhënë zgjidhje problemeve që lindën më 30 Janar 1949, në teqen Kajgusus Sulltan në Kairo u mbajt një mbledhje me të gjithë përfaqësuesit e tarikatit Bektashi, ku u duskutua edhe për situatën në Shqipëri. Në këtë mbledhje u vendos që personat e emëruar nga Komunizmi në krye të bektashinjëve nuk mund të përfaqësonte Bektashizmin dhe se personi më i përshtatshëm për postin e Dedebabasë ishte Baba Ahmed Sirri. Pas kësaj ngjarje Teqeja Kajgusuz Sulltan në Kajro u bë qendra e bektashizmit botërorë dhe Ahmmed Sirri Baba ishte udhëheqësi botëror i tyre. Me fitoren e Partisë Demokratike në Turqi në vitin 1950 Ahmed Sirri viziton Turqinë me ftesë të kësaj partie, gjatë kësaj vizite ai u takua edhe me Presidentin Xhelal Bajar në qytetin e Jallovës. Me grushtin ushtarak që ndodhi në Egjipt, mbreti Faruk që ishte mbrojtësi i tyre u rrëzua nga froni, me ligjet e reja të juntës ushtarake iu hoqën shumica e të ardhurave nga vakëfet.
Në vitin 1957, gjatë luftës së Suezit Teqeja Kajgusuz Sulltan shkatërrohet plotësisht, prona në të cilën ndodhej teqeja konfiskohet plotësisht dhe kthehet në pronë ushtarake. Në fillim Ahmed Sirri Baba bashkë em 5 myridët e tij strehohet në një vilë ish pronë e familjes mbretërore në periferi të Kairos dhe iu lidhën një pension mujor prej 50 xhunej. Në vitin 1959 edhe kjo ndihmë që iu jepej, ndërpritet nga Banka e Vakëfeve.
Pas kësaj, Ahmed Sirri Baba ngelet i vetëm, pasi derivishët dhe myridët e tij, disa vdiqën dhe disa emigruan për në Amerikë. Për shkak të diabetit nga i cili kishte vuajtur një kohë të gjatë, Ahmed Sirri Baba humbet njërën këmbë. Në janar të vitit 1963, Ahmed Sirri Baba ndërron jetë dhe varri i tij gjendet në një tyre në varrezën e teqes. Kjo konsiderohet edhe si fundi i Bektashizmit në Egjipt.
Ahmed Sirri Baba ishte i mirëshkolluar dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Ahmed Sirri Baba është autor i një vepre që flet për jetën e Haxhi Bektash Veliut, historisë së tarikatit, historisë së Bektashizmit në Egjipt që njihet si: “Er-Risâletü’l-Ahmediyye fî târîhi’t-tarîkati’l-aliyyeti’l-Bektâşiyye” që u botua në Kairo në vitin 1934 në arabisht dhe turqisht. Kjo vepër më vonë është pasuruar dhe ribotuar disa herë, për herë të fundit është ribotuar më 1959 me disa shtesa që i bëri vetë Ahmet Sirri Baba.
Autor: Behar Kaceli