Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se lidhur me mocionin deputetët e PDK-së do të votojnë në përputhje me vullnetin qytetarë.
Ai tha se ka pas edhe më herët momente të tilla në Kuvend, por pavarësisht vështirëve shteti i Kosovës po funksionon.
Pajaziti tha se sukseset që i përmendi Mustafa lidhur me sigurinë, Policinë e sportin janë suksese që pikënisjen e kanë vite më parë.
Shefi i GP-së të PDK tha se ka pasur ngecje evidente në vend gjatë këtij mandati qeverisës.
Ai tha se ka pasur ngecje sa i përket formimit të ushtrisë, liberalizimit të vizave etj.
Pajaziti përmendi edhe sjelljet bllokuese të opozitës. Ai ka tha opozita ka përdorur mjete të dhunës gjatë këtij mandati qeverisës.
Ai tha se PDK ka pasur përpjekje të vazhdueshme për marrëveshje dhe koordinim me partnerin e koalicionit për marrjen e vendimeve lidhjet me çështjet me rëndësi të vendit, por nuk kanë arritur.
Pajaziti tha se PDK do të votojë në përputhje me vullnetin qytetarë.