Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në fillim të fjalës, shefi i Grupit parlamentarë të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se kanë hezituar që të bëhet debati kur ia kërkuar Vetëvendosjes pasi kanë dashur që të kenë rezultate edhe nga mjekësia ligjore. “Sot ftojmë që të diskutojmë sa më pak politikisht apo për agjenda politika. Shprehim besimin tonë që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Ne si grup parlamentar jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të japim kontributin tonë që të zgjidhet e vërteta se çfarë ka ndodhur më Deharin”, tha Pajaziti, shkruan lajmi.net.
Pajaziti duke komentuar daljen edhe te rezultateve të eksperteve te pavarur, ka thënë se janë të prirë tu besojnë rezultateve të institucioneve vendore ,por ka thënë se si grup parlamentar janë të gatshëm të përkrahin dhe një superekspertiz nëse kuvendi e kërkon një gjë të tillë.