Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se është mirë që sot këtë debat të iniciuar nga deputeti Gëzim Kelemdi dhe disa deputetë të tjerë ta shndërrojmë në një favor për lirimin e sa më të shpejtë të drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.
Ai ka theksuar se ky debat nuk bërë të shndërrohet në debat për agjenda të ngushta politike.
Pajaziti ka theksuar se arrestimi i Nehat Thaçi duhet të trajtohet si kidnapim klasik.
“Arrestimi i tij nuk ka të bëjë me vetëm një qytetar të rëndomtë, arrestimi i tij duhet të trajtohet si kidnapim klasik. Shpresojmë që arrestimi i Nehat Thaçit të jetë rasti i fundit. Deri më tani është parë që askush nuk është i sigurt të udhëtoj për në Serbi. Unë mendoj që duhet të ndodhë lirimi i tij që të mos ketë nevojë të diskutohet në Bruksel për këtë çështje”, ka thënë Pajaziti.