Paetongtarn Shinawatra e Partisë Pheu Thai u zgjodh kryeministrja e 31-të e Tajlandës sot, transmeton Anadolu.
E lindur në vitin 1986, Paetongtarn siguroi më shumë se 247 votat e nevojshme në dhomën e ulët të Parlamentit, e cila përbëhet nga 497 ligjvënës në vendin e Azisë Juglindore.
Në moshën 37-vjeçare, Paetongtarn, vajza e ish-kryeministrit tajlandez, Thaksin Shinawatra, tani është udhëheqësja më e re e ekonomisë së dytë më të madhe të Azisë Juglindore.
Zgjedhja e saj në postin e lartë pason shkarkimin e Srettha Thavisinit nga Gjykata Kushtetuese e Tajlandës të mërkurën për shkelje të etikës.
Paetongtarn është anëtarja e tretë e familjes me ndikim Shinawatra që shërben si kryeministre e Tajlandës. Halla e saj, Yingluck Shinawatra, gjithashtu e ka mbajtur postin, por mbetet në ekzil.
Thailand’s Parliament chose 37-year-old Paetongtarn Shinawatra to become the country’s prime minister on Friday, elevating a candidate with no governing experience to the leadership of a nation in profound political turmoil. Here’s what to know. https://t.co/e5mgEjJbiC pic.twitter.com/ku83clzEEh
— The New York Times (@nytimes) August 16, 2024