Ballina Arritje Teknologji Padia e Jeff Bezos ndaj NASA është aq e madhe saqë kompjuterët...

Padia e Jeff Bezos ndaj NASA është aq e madhe saqë kompjuterët e agjencisë bllokohen

Sikur NASA të mos kishte mjaftueshëm probleme siç ishte shtyrja e lançimit të Starliner, kompjuterët e agjencisë po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme për shkak të të dhënave të padisë së Blue Origin të cilat janë tepër të mëdha.

Sipas reporteres Joey Roulette, dokumentet e padisë së Blue Origin që kanë madhësi prej mese 7 gigabajt në PDF, po shkaktojnë dështim të softuerit Adobe të Departamentit të Drejtësisë.

Problemi ka të bëjë me faktin se Adobe nuk i përpunon dot qindra dokumente njëherazi pa dështuar.

“Kemi provuar disa mënyra për të krijuar dokumente 50-megabajt për përpunim më efikas po pas sukses deri tani,” shkruhej në dokumentin e publikuar nga Joey Roulette.

Problemet e fundit vinë pasi NASA ja akordoi kontratën HLS kompanisë së Elon Musk SpaceX e cila në vetvete pësoi vonesa sepse stafi i agjencisë ishte duke ndjekur Konferencën Vjetore të Hapësirës në vitin e saj të 36.

“Udhëtimi në këtë konferencë të rëndësishme ka cenuar aftësinë e agjencisë për të grumbulluar dhe vlerësuar dokumentet si dhe përpunimin e tyre në regjistrat administrativë,” shkruhet në dokument.

Hakmarrja e Bezos

Plani i Bezos për tu hakmarrë ndaj NASA që ja akordoi kontratën HLS SpaceX në Prill ngjan më tepër me një skemë filmi hollivudian.

Nga ana tjetër SpaceX nuk i mbetet mundësi tjetër vetëm se të presë ndërsa çdo gjë është në dorën e NASA dhe Departamentit Amerikane të Drejtësisë.

Është një përgjigje e Bezos i cili tashmë e di se kompania e tij Blue Origin ka humbur përballë rivalit më të madh. Por ai nuk do të tërhiqet pa luftuar. /PCWorld Albanian

Exit mobile version