Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, të martën do të qëndrojë në Mal të Zi, ku pritet të bisedohet për çështjen e Demarkacionit.
Lajmin për vizitën në shtetin fqinj e ka bërë vetë Pacolli përmes një postimi në Facebook.Postimi i plotë i Pacollit:
“Nesër do të udhëtojë në Malin e Zi për një seri vizitash zyrtare.Në orën, 10:15, do ta takojë homologun, Srdjan Darmanoviq, Ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi.Në orën 11:20 do ta takojë zv/kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin. Ndërsa në orën 12:00, do ta takojë Ivan Brajoviqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.Në orën 12:40 do ta takojë presidentin malazez, Filip Vujanoviq.E pasdite, në orën 15:15 do të kam takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi”, ka shkruar Pacolli.