Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Mal të Zi ku është takuar me homologun e tij Sërxhan Darmanoviq.
Të dy bashkë kanë diskutuar për çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.
“Ne dimë se ekziston një marrëveshje e nënshkruar – kjo marrëveshje është ende prezente, por ne ju kërkojmë mirëkuptim”, ka thënë Pacolli në një konferencë të përbashkët për media.
“Procesi i ratifikimit të Demarkacionit për momentin është i pamundur, në kohën e duhur ne do ta ratifikojmë, pasi që kishim disa probleme në Kuvend”.
“Prandaj ju thërras në mirëkuptim rreth kësaj çështjeje dhe shpresoj se nuk do te ndikojë në marrëdhëniet tona”.