Tanimë, dihen të gjithë kandidatët e partive politike për kryetar të Prishtinës, përveç kandidatit të Aleancës Kosova e Re.
Në partinë e Behgjet Pacollit ende nuk ka vendim të prerë se kush do të jetë kandidat nga kjo parti për kryetar të Prishtinës.
‘Indeksonline’, merr vesh se kandidat i mundshëm është vet kreu i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.
Tri ditë më parë partitë kanë dërguar propozimet e tyre në KQZ për kryetar të komunave.
Në Aleancës Kosova e Re, zyrtarisht nuk duan të zbulojnë emrin e kandidatit për Prishtinë.
Merret vesh se në KQZ është dërguar emri i sekretarit Vesel Makolli për kryetar të Prishtinës, por AKR, sipas burimeve mund ta zëvendësoj emrin e Makollit me Behgjet Pacollin.
‘Indeksonline’, ka provuar të marrë një qëndrim nga vet Pacolli për këtë çështje, por ai nuk është përgjigjur në interesimin e mediumit.
Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i AKR-së, ka thënë në kushte anonimitet se Pacollit i është kërkuar nga AKR qe t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës, por ende nuk është vendosur përfundimisht.
Partitë, kanë kohë sonte deri në mesnate qe të ndryshojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave./Mesazhi/