Befasia e zgjedhjeve në Prishtinë është kandidati i AKR-së Selim Pacolli. I kyçur për herë të parë në politikë dhe sipas të gjitha gjasave i ka kaluar me vota edhe Lirak Çelajn e PDK-së dhe Arbër Vllahiun e AAK-së.
Ai pas publikimit të rezultateve të para preliminare nga Demokracia në Veprim ku Pacollin e radhit të tretin pas Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit në një intervistë ekskluzive për KosovaPress ka thënë se ky rezultat nuk është ai që ka pritur por sido që të jetë do t’i pret edhe ato të fundit.
“Ky është rezultati dhe normal që I pranoj si rezultat. I përgëzoj të gjithë kandidatët e Prishtinës që me të vërtetë ka qenë një garë e qetë dhe e rëndësishme”, tha Pacolli.
Ai konsideron se në këtë garë nuk është humbës por fitues ndërsa ende nuk e di se cili është përcaktimi I tij pas zgjedhjeve.
Pacolli thotë se ishte porgrami i tij që është votuar nga qytetarët pasi që ishte një program me vision dhe i qartë. “Është programi im që më ka radhitur para kandidatit të PDK-së dhe AAK-së “, tha Pacolli.
Pacolli ka pasur kundërkandidatët Shpend Ahmeti nga VV-ja, Arban Abrashi nga LDK-ja, Lirak Çelaj nga PDK-ja, Arbër Vllahiu nga AAK, Shyqiri Bytyqi nga Nisma, Rifat Deri nga Alternativa dhe Avni Çakmaku nga Partia Fjala./Mesazhi/