Në vazhdën e praktikave të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe punësim, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në prani të qindra qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Pejë, ka folur për mundësitë e ndryshimit të situatës aktuale ekonomike dhe politike në vend.
Presidenti i AKR-së ka folur për problemet esenciale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke u fokusuar veçanërisht në çështjen e papunësisë si dhe në mungesën e investimeve kapitale.
Ndër të tjera ai ka thënë është në gjendje të bëj kontratë me qyetatarët për ngritje të ekonomisë për 10% ndërsa ka premtuar 80 mijë vende të reja të punës.
“Unë sot ju garantoj, jam në gjendje të bëj edhe kontratë publike me qytetarë, se AKR-ja do të mundësojë ngritje ekonomike për 10 përqind qysh në fillim të qeverisjes, vetëm kështu mund të krijohen vendet e punës. Ne sot kemi rreth 70 përqind nepotizëm në qeverinë qendrore, ndërsa nëpër Komuna është edhe më keq. Tokat dhe të gjitha resurset që keqtrajtohen sot, janë prona dhe djersë e qytetarëve” ka thënë Pacolli.