Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një paciente të dyshimtë në sëmundjen Koronavirus COCID-19, por ka rezultuar testi ka rezultuar negativ.
Sipas Institutit, pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Ka kompletua r Planin e Gatishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH; Janë shpërndarë materialet dhe dokumentet, posteret e shtypur nga Instituti Kombëtar me kohë janë shpërndarë në Institucionet shëndetësore, Shkolla, Aeroport, hyrje/daljet tokësore, Institucionet e burgjeve. Komunikimi me media dhe rrjetet sociale është në vazhdimësi për të ruajtur panikun e mundshëm. Është bërë ngritja e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë në ANP”Adem Jashari” dhe në hyrje daljet e Kosovës me ekipe mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Të gjitha institucionet shëndetësore janë të përgatitura për përballje me shfaqjen e sëmundjes.