Ballina Lajmet Pacientja e parë me koronavirus në Maqedoni lëshohet për kurim shtëpiak

Pacientja e parë me koronavirus në Maqedoni lëshohet për kurim shtëpiak

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se pacientja e parë në këtë vend me koronavirus sot lëshohet në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshirë këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.

Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e

Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Alsat-M.

Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra.

Exit mobile version