Më shumë pacientë duhet të udhëzohen që të shkojnë në shtëpi dhe të pushojnë në vend se të marrin antibiotikë.
Sipas Shëndetit Publik në Angli, të paktën një e pesta e antibiotikëve të përshkruar me recetë janë të panevojshme, përderisa një numër i konsiderueshëm i sëmundjeve largohen vetvetiu.
Përdorimi tepërt i ilaçeve është duke bërë me të vështirë trajtimin e infeksioneve, duke krijuar superbekatere rezistente ndaj ilaçeve.
Antibiotikët janë të nevojshëm në rastet e sepsës, pneumonisë, meningjitit bakterial e disa infeksione të tjera të renda.
Megjithatë nuk janë esenciale për çdo sëmundje.
Kollitja apo bronkiti tërhiqen për një periudhë tre javore vetvetiu, përderisa antibiotikët zvogëlojnë këtë periudhe vetëm për dy ditë.
Rekomandohet që në raste të tilla pacientët të pushojnë sa më shumë, të konsumojnë shumë lëngje dhe të përdorin paracetamol për lehtësimin e dhimbjeve./Mesazhi/