Pesë paciente nga Gaza të cilat vuanin nga sëmunde kancerogje vdiqën në muajin gusht, pasi forcat okupuese izraelite ua refuzuan atyre qasjen në trajtime mjekësore jashtë Rripit të bllokuar të Gazës.
Sipas një organizate monitoruese që vepron në Britani të Madhe (MAP), muaji gusht ka qenë më vdekjeprurësi në Gaza, ndërkohë që gjendja e spitaleve mbetet edhe më e rëndë.
Sipas MAP, 30 persona kanë vdekur këtë vit, pasi u penguan nga forcat izraelite dhe nuk u lanë të hynë në Palestinë për trajtim mjekësor me kimioterapi. Katërmbëdhjetë prej të vdekurve ishin pacientë me kancer.
“Mohimi i qasjes së pacientëve në trajtime kimioterapike është krim i pamohueshëm”, tha Aimee Shalan, Drejtoreshë e Përgjithshme e MAP-it, dhe nënvizon emergjencën humanitare në Gaza dhe pengesat për tu qasur në shërmbime shëndetësore.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesë gratë që vdiqën në gusht ishin të moshës midis 26 dhe 53 vjeç. Dy kanë vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë, një nga kanceri ovarian, një nga kanceri i gjirit dhe një nga një kancer i rrallë i njohur si një tumor primitiv neuroektodermal. /MESAZHI/