Ingredientët: 1 kg mish viçi, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 1 lugë gjelle pluhur hudhre, 1 filxhan uthull, ½ lugë çaji spec djegës, ½ lugë çaji piper, 1 lugë gjelle spec i kuq i ëmbël, 1 lugë çaji miell, 1 lugë çaji kripë dhe vaj ulliri sipas dëshirës.
Përgatitja: Në fillim pastrojmë dhe presim në copa të vogla mishin e viçit të cilin e ziejmë me ujë, vaj ulliri dhe kripë. Pasi e kemi zier mishin, e heqim nga lëngu dhe e lëmë mënjanë. Marrim ½ filxhan çaji lëng dhe në të tresim 1 lugë çaji miell. Miellin e tretur e rikthejmë tek lëngu i zier duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtojmë salcën e domates, hudhrën pluhur, uthullën, specin djegës, specin e ëmbël, pak vaj ulliri dhe kripë. I përziejmë mirë e mirë të gjitha dhe e lëmë të marrë valë. Pas kësaj rikthejmë mishin tek lëngu, e lëmë të ziejë për 4 – 5 minuta. Ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 50 – 60 minuta derisa të dalë yndyra në sipërfaqe dhe të krijoj një ajkë të hollë. E servirim menjëherë sepse paçja konsumohet gjithmonë e ngrohtë.
Kjo pjatë u përgatit nga Rozafa_cooking