Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në një makinë tregojnë një grua që ka shpëtuar per nje fije floku, pasi është shtyrë në rrugë nga një person që kishte dalë për vrapim.
Ngjarja eshte shenuar ne Londer, ne uren Putney, teksa gruaja e cila nuk po i pengonte aspak kalimtarit u shtye pa asnje arsye.
Fatmirësisht për gruan drejtuesi i autobusit ka reaguar në kohë duke frenuar dhe devijuar paska nga rruga, duke evituar kështu aksidentin.
Policia londineze ka publikuar pamjet nga vendngjarja për të bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje, e cila mund të kishte pasur një fund edhe me tragjik sesa ky.
https://www.youtube.com/watch?v=vNeeol3uXJs