Ballina Artikuj Pa Atdhe nuk ka Fe.

Pa Atdhe nuk ka Fe.

Vehbi Dibra (r.a)

Ne vitet ’90, kur disa nga politikanet me prominente te Shqiperise pyeteshin rreth ceshtjes se Kosoves, maredhenien me fqinjet etj., ata pergjigjeshin se keto ishin probleme qe shume shpejt do tejkalohen, pasi ne dhe fqinjet tane dhe me gjithe Kosove do beheshim pjese e Bashkimit Evropian, ku konfliktet e dikurshme dhe kufinjte nuk do kishin me kuptim.

Eshte bere e qarte nderkaq se forcat globalizuese nuk i shuajten sinoret identitare. Ne keto kushte shqiptaret do ishin naiv te mos jene koshiente per kete kontekst dhe toni festiv per Diten e Pavaresise shpresojme te jete prove per kete gje.

Por afirmimi i mirefillte identitar do ishte qesharak nese do kufizohej vetem ne folklorizem, pa u perpjekjekur mirefilli per ngritjen e nje vizioni aspiratash kulturore, mireqenieje, drejtesie. Perndryshe, 28 Nendori mbetet nje projekt i paplotesuar.

Ne keto kushte ky afirmim identitar per te cilin po flasim nuk ka te beje me nacionalizem romantik, por mirefilli me pragmatizem politik. Muslimanet keto kushte politike mund ti ndihmonjne te kuptonjne se pse figurat fetare nder themeluesit te Shtetit te Pare Shqiptar thonin “Pa Atdhe nuk ka Fe”, sepse qartazi ne kontekstin ku po vepronin, ku shqiptaret kercenoheshin me genocid, pa Atdhe nuk do kishte shqiptare, dhe feja eshte per njerezit, jo per teologji abstrakte.

Instituti Konak

Exit mobile version